AKTUALITET

“Shqipëria do i shesë ujin e pijshëm Italisë”/ Kritika të forta në vendin fqinj: Si po përdoret uji për shërbime elektorale

11:18 - 04.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debati i krijuar pas propozimit të Guvernatorit të rajonit të Puglias në Itali Michele Emiliano, që të blejë ujë të pijshëm nga Italia, është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes së mediave italiane.




Këtë radhë jo për kritikat që ky propozim ngjalli në vendin tonë, por se ky propozim i guvernatorit italian, ka ndeshur edhe në kritikat e para në Itali.

Është komiteti puljez “Uji i mirë i komunës”, i cili ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate duke e cilësuar jo vetëm të pabazë, por edhe është përdorur për përfitime politike.

Sipas këtij komitetit, është thuajse e pamundur që ky projekt të realizohet, aq më tepër për faktin se Shqipëria nuk është në pozitat që të shesë ujin e pijshëm.

“Pra, Guvernatori i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, pasi kishte teorizuar mega-ujësjellësin Puglia-Shqipëri (edhe si kompensim mjedisor do përdorej TAP), bazuar në idetë e neveritshme që Shqipëria “ka nevojë për të shitur ujë, tani lëviz zemërimi i njëpasnjëshëm ndaj popullit të shprehur përmes referendumit të vitit 2011, për më tepër duke injoruar punën e tabelës teknike (të vendosur prej tij) të kërkuar nga Komiteti i Puglias “Uji i mirë i Komunës” thuhet mes të tjerave në reagimin e komitetit, të përcjellë nga mediat italiane.

Kujtojmë se pak muaj më parë, gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull të sajin theksoi shpjeti Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë, propozim ky i ardhur gjatë vizitës së Guvernatorit të rajonit Michele Emiliano në Shqipëri ku ai u takua me kryeministrin Rama.

Për të bërë të mundur kalimin e ujit, guvernatori italian kishte propozuar përdorimin e projektit TAP dhe tubave nëntokësorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.