AKTUALITET

Gazeta turke akuza të rënda kreut të KMSH: Skënder Bruçaj, njeri i Fetullah Gulenit

12:44 - 05.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akuza të rënda vijnë nga Turqia kundër kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj.




Është gazeta turke “Yeni Akit”, e cila në një artikull të publikuar këtë të premte e akuzon Bruçajn si person të lidhur me organizatën “FETO”, e njohur botërisht si organizata e armikut të përhershëm të Presidentit Erdogan, Fethullah Gulen.

Shkrimi ka për autor Ayhan Demir, i njohur për përqendrimin në tema që kanë të bëjnë me Shqipërinë, dhe flet për raste të dyshuara të korrupsionit duke akuzuar drejtpërdrejt kreun e KMSH-së.

Sipas tij donacionet e dhëna për ndërtime apo restaurime të xhamive në Durrës, Krujë, apo Pezë janë shpërdoruar

“Pozicioni i mëpasëm i Bruçaj, i cili kryente plotësisht të gjithë direktivat që i jepeshin nga FETO ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Bruçaj në vitin 2013 u emërua si ndihmës kryetar nga Këshilli i Komunitetit. Vitin në vijim, duke u treguar si kandidat për kryetar në këshillin e përgjithshëm, kaloi në postin e kryetarit për një periudhë katër vjeçare.

Shkaku më i rëndësishëm i këtij lartësimi të shpejtë ishte efektiviteti i organizatës FETO në KMSH dhe vartësia e pakushtëzuar e Bruçaj ndaj kësaj organizate terroriste.

Bruçaj vijoi të paguajë borxhin e mirënjohjes ndaj organizatës FETO e cila i kishte ofruar çdo lloj mundësie pavarësisht se nuk i meritonte.

Detyrën largimit të atyre që nuk ishin militantë të FETO nga KMSH, detyrë e cila kishte nisur në periudhën e Selim Muçës, Skënder Bruçaj e vijoi me përkujdesjen më të madhe. Ata që u përjetuan në myftininë e qytetit të Librazhdit janë vetëm njëra prej këtyre“, shkruan Demir.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.