Të gjithë punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, do t’i nënshtrohen testit të njohurive.
Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të DAP (Departamenti i Administratës Publike), ku u bëhet thirrje të gjithë punonjësve të administratës doganore të paraqiten për testim në datat 8 dhe 9 janar.
Testimi do të zhvillohet në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe synon testimin e njohurive të punonjësve.
Ashtu siç është paralajmëruar më herët nga DAP, të gjithë punonjësit e administratës, do t’i nënshtrohen testimit të njohurive në fushat e caktuara.
Dhe në rast se ata nuk kalojnë dot testin, do të duhet të lirohen nga puna, me qëllim përmirësimin e punës së administratës shtetërore.
Linku i njoftimit të DAP: http://www.dap.gov.al/dap/njoftime/184-dogana-8-9-janar-2018