EKONOMI

“Kur ngjitesh fillon era të merr kokën, bëj kujdes”, ja porosia e Ramës për Eriglisën pasi e bëri këshilltare

14:20 - 07.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, përpara pak ditësh i ofroi Eriglisës, vajzës së vuajtur nga komuniteti egjiptian, pozicionin e këshilltares së Ministrit për Mbrojtjen Sociale, Ogerta Manastirliu.




Ndërkohë që sot tek “E diela Shqiptare”, aty ku edhe u be publik apeli që kishte vajza për të ndihmuar fëmijët e varfër të komunitetit të cilit ajo i përket, u shfaqen edhe pamjet e momenteve kur Eriglisa nisi ditën e parë te punës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë.

“Se thonë që kur ngjitesh fillon era të merr kokën kështu që bëj kujdes”, i ka thënë Rama mes të tjerash, Eriglisës.

Eriglisa, një e re nga komunitetit egjiptian tregoi historinë e saj dhe peripecitë me të cilat është ndeshur ajo dhe familja e saj në përballje me varfërinë dhe drejt rrugës së arsimimit. Eriglisa kërkoi po ashtu një shans për të festuar dhe dhurata për fëmijët rom dhe egjiptian që ndjekin kopshtin, ku ajo është edukatore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.