EKONOMI

FOTO/ Pemët e mbjella në Tiranë, ja tre histori prekëse që fshihen pas tyre

12:03 - 08.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kohët e fundit, qytetarët e Tiranës janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e aksioneve për mbjelljen e pemëve, si një mundësi për të jetuar shëndetshëm.




Një nga figurat e njohura të botës akademike në kryeqytet, Prof. Dr. Marenglen Spiro iu bashkua thirrjes së kryebashkiakut Veliaj duke dhuruar një pemë ulliri për mbesën e sapoardhur në jetë, Olivia dhe një pemë fotinja në nderim të nënës së tij, Fotini! Një dhuratë e çmuar që lidh sëbashku brezat!

Ndërsa një qytetar nga Tirana,  Pandi Zdruli zgjodhi t’i dhuronte Tiranës një pemë për 60 – vjetorin e tij.

Ai zgjodhi një mënyrë krejt të veçantë për të uruar veten e tij duke i shtuar një element të rëndësishëm “mushkërisë” së re për të cilën po investohet kaq shumë në kryeqytet, për uljen e nivelit të ndotjes përmes mbjelljes së pemëve të reja.

Por kjo nismë ka gjetur mbështetje më së shumti tek brezat e rin. I riu Ervis Shehu dhuroi një lis të kuq pranë Vëllezërve Frashëri te Parku i Madh duke u bërë pjesë e nismës ”Dhuro një pemë”!

Bashkia e Tiranës, tashme prej disa vitesh që nga ardhja e Erion Veliaj në krye të saj, ka promovuar iniciativa të tilla të cilat synojnë që përmes strategjisë së gjelbër, të mbillen 2 milionë pemë deri në 2030.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.