EKONOMI

Franca “mbytet” nga shqiptarët që kërkojnë azil  

16:13 - 08.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptarët “mbytin” Francën me kërkesa për azil. Sipas të dhënave zyrtare numri i personave të cilët kanë aplikuar për azil në Francë është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.




100 412 persona kanë aplikuar për azil në këtë vend në vitin 2017, duke u rritur me 17 për qind më shumë se një vit më parë.

Pascal Brice, drejtor i Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve (OFPRA), tha se numri i personave që kërkonin azil ishte në nivelin më të lartë për të paktën 40 vjet.

Kërkesat më të larta për azil janë regjistruar nga Shqipëria, Afganistani dhe Haiti. Edhe pse vendi ynë është në listën e vendeve të origjinës, pati rreth 7630 kërkesa pa numëruar të miturit e shoqëruar.

Brice shtoi më tej se Gjermania regjistroi një numër dy herë më të lartë se ai i Francës gjatë gjithë vitit. Rreth 36 për qind e aplikantëve u është dhënë statusi i refugjatëve, duke shënuar kështu një rënie të lehtë nga viti i mëparshëm. Në fokus janë vënë gratë, viktima të dhunës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.