DOSSIER

Le Temps (1939): 5 prilli, ditëlindja e princit trashëgimtar, Leka Zogu, shpallet festë kombëtare

08:47 - 08.01.18 Aurenc BEBJA
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të premten e 7 prillit 1939, në faqen numër 2, lajmin e lindjes së princit trashëgimtar të shqiptarëve, Leka Zogu.




Blogeri Aurenc Bebja sjell për lexuesin shqiptar detajet e asaj dite tepër të veçantë për Mbretin Zog dhe Mbretëreshën Geraldinë:

Shqipëri

Lindja e princit trashëgimtar

Telegram nga Tirana:

“Mbretëresha Geraldinë, të mërkurën në mëngjes, në orën 3e30, solli në jetë princin trashëgimtar.

Mbreti Zog i dërgoi popullit një mesazh të bashkënënshkruar nga presidenti i këshillit dhe nga të gjithë anëtarët e qeverisë.

Stacioni i Radio Tiranës njoftoi të gjithë Shqipërinë për lajmin e lumtur, pastaj transmetoi himne patriotike dhe këngë popullore.

Në orën 8e30, prefekti i kryeqytetit mbajti një fjalim shumë të duartrokitur, i cili u pasua nga gëzime patriotike.

Në të gjithë qytetin dëgjoheshin himne patriotike, të kënduara me entuziazëm nga populli i tërë. Ky i fundit, kaloi pikat e kontrollit, hyri në rezidencën mbretërore për të kërkuar mbretin. Mbreti Zog u shfaq në ballkon, i emocionuar nga ky manifestim spontan i turmës.

Mbreti, i rrethuar nga familja mbretërore, priti pastaj presidentin e këshillit dhe anëtarët e qeverisë, si dhe një delegacion parlamentar, i cili erdhi t’i paraqesë atij urimet e kombit.

5 prilli u shpall festë kombëtare.”

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1939-5-prilli-ditelindja-e-princit-trashegimtar-leka-zogut-shpallet-feste-kombetare/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.