EKONOMI

‘Plagosi truprojën e lokalit’, prindërit akuzojnë policinë se ndryshoi provat: Djali s’ka faj, lirojeni!

13:45 - 08.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Dy prindër të dëshpëruar nga Elbasani që kërkojnë drejtësi për djalin e tyre, janë bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Hysni dhe Sheirie Ullorja kanë treguar në studio se djali i tyre ndodhet sot pas hekurave për një vepër penale që se ka kryer.




I biri Desarti, 36-vjeçar ndodhet pas hekurave me akuzën e “Plagosjes me dashje”. Ata tregojnë në studio se gjithçka nisi në datën 24 maj 2016, kur organizohej një festë në një lokal dhe Desarti kishte shkuar për t’u argëtuar së bashku me disa persona të tjerë. Për shkak se kishte pirë disa gota Desarti është dehur dhe është nxjerrë nga lokali e më pas është shoqëruar për në shtëpi. Rreth 1 orë e gjysmë pas largimit të tij ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Njeri nga truprojat që kujdesej për sigurinë e lokalit është dhunuar nga një grup prej 20 vetash. Truproja është goditur me mjete të forta dhe me pas i gjakosur është larguar drejt spitalit.

Sipas prindërve të Desartit, ai është marrë zvarrë nga policia me pretendimin se ishte njeri prej autoreve që ka dhunuar truprojën. Madje policia ka shkuar deri atje sa ka deklaruar se kishte 1 vit që 36-vjeçari ishte në kërkim. E ndërsa vete “viktima” e kësaj ngjarje ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk ka qenë Desart Ullorja personi që e ka gjuajtur, 36-vjeçari po vuan dënimin me 4 vite burgim. Në këtë situatë absurde prindërit kërkojnë zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi për birin e tyre, ndërsa akuzojnë policinë për fshehjen e provave.

“Nuk ka qenë djali. Të gjithë e dinë në lagje se kush e ka rrahur dhe policia madje. Askush nuk na ndihmoi. Djali ngeli në burg. Unë e takova vet personin që u plagos dhe në fillim nuk donte të fliste. Më pas ai tha se nuk kishte qenë djali im që e kishte dhunuar, dhe këtë gjë do e thoshte në sallën e gjyqit.”, tha babai i Desarit.

Ndërkohë, nëna e Desartit tha se djali i saj është i pafajshëm. “Desarti kërkon drejtësi, më thotë se nuk ka bërë gjë. Djali nuk ka qenë në kërkim. Atë natën kur ndodhi ngjarja djali nuk ishte atje, por kishte ardhur në shtëpi. Kamerat u fshinë, s’ka më prova”, tha nënë.

 Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.