Media

Tjetër largim i bujshëm në media, gazetarja lë televizionin pas dy vitesh

12:28 - 08.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rudina Xhunga, autore dhe moderatore e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, largohet nga televizioni ku punoi për mëse 2 vjet.




Rudina Xhunga është botuese e portalit Dritare.net, një gazetë online e bashkëthemeluar me bashkëshortin, Dritan Hila.

Xhunga ka nisur të drejtojë një emision televiziv të prime time në RTSH, në vitin 1998. Prej 20 vjetësh interviston figurat kryesore politike në vend dhe rajon, si edhe i ka lënë një vend të madh diasporës, turizmit, filozofëve e shkrimtarëve nobelistë, duke e shndërruar studion e saj në një studio globale.

Rudina Xhunga është autore e 8 librave.
Gazetarja ka preferuar të flasë në një kohë tjetër për arsyet e mbylljes së emisionit Dritare nga Vizion Plus./Dritare.net

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.