Tech

Test/ A jeni njeri romantik?

13:15 - 09.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përgjigjuni me sinqeritet dhe pasi të keni mbledhur pikët në tabelë, do të zbuloni njeriun brenda jush:




1. Partneri ju fton për darkë. Do t’u pëlqente atmosfera:

a) – në shtëpinë e tij.

b) – restorant me specialitete të rralla.

c) – darkë me qirinj e muzikë të lehtë në sfond.

2. Miku juaj ka ditëlindjen. I blini…

a) – dhuratën, që do t’ju kujtoj gjithmonë juve.

b) – atë që mendoni se i nevojitet.

c) – dhuratën që besoni se do t’i pëlqejë.

3. Për të parën herë del në takim me personin që ju tërheq. Do të zgjidhni:

a) – kinemanë për ta shijuar një film dashurie apo ndoshta ndonjë dramë.

b) – shëtitje pranë lumit nëpër natë me hënë.

c) – një darkë në restorant ose në disko.

4. Një miku juaj u tregon në mirëbesim se frikësohet po ta braktis partneri. Ju veproni:

a) – i thoni se nëse ndodh kështu, nuk ja vlen një partner i tillë.

b) – i tregoni mënyrat se si mund ta mbaj partnerin dhe e këshilloni që të bisedoj haptas me të.

c) i thoni të mos mërzitet.

5. Për natën e Vitit të Ri, do të zgjidhnit:

a) – ambientin malor plotë borë pranë dritës së qiririt dhe shoqërisë së hareshme.

b) – atmosferën shtëpiake me disa miq të zgjedhur.

c) – restorantin luksoz me muzikë të këndshme.

6. Nëse ju me partnerin do të zgjidhni të kaloni një kohë në një ishull të shkretë (vetëm ju të dy). Mendoni se:

a) – krahas natyrës së bukur, nuk do të ishte dhe aq keq ndoshta.

b) – do të ishte ndoshta interesante e romantike.

c) – ndoshta do të ishte e parehatshme dhe madje e rrezikshme një gjë e tillë.

7. Më së shumti adhuroni të shikoni.

a) – filmat aksion apo luftarak

b) – dramat apo komeditë

c) – melodramat apo filmat me tema dashurie.

8. Krevati i ëndrrave tuaja është:

a) – plotë me jastëkë të vegjël, të buta me mëndafsh.

b) – i madh dhe i rehatshëm

c) – masiv, i stilit me perde anash

9. Sikur të mundeshit që të udhëtonit nëpër kohë, do të zgjidhnit kohën:

a) – periudhën kur tashmë keni jetuar të lumtur

b) – romantike të kalorësve dhe damave të pallateve.

c) – një të ardhme shumë të bukur.

10. Sikur të ishit stiliste, do të krijonit për femrat:

a) – veshje të thjeshta, të përshtatshme dhe sportive.

b) – rroba elegante me material të butë.

c) – rroba të pasura me dekore, shkëlqyese dhe me shumë dantellë.

Tabela e rezultateve

Pyetja: 1 2  3  4  5  6   7  8  9 10

    a).    1  5  3  1  5  3  1  5  3  1

    b).    3  1  5  3  1  5  3  1  5  3

    c).     5  3 1  5  3  1  5  3  1  5

Prej 10-20 pikë

Vështirë se dikush do të mund t’ju quaj njeri romantik. Jeni praktik dhe të kthyer nga realiteti në masë të plotë. Për romantik thjesht nuk keni shije. Në kohën në të cilën jetoni, gjendeni për mrekulli, pasi mendja e juaj praktike gjen mjaft nxitje në realitetin e përditshëm. Ndonjëherë ankoheni për atë që nuk është më e rehatshme dhe më e përshtatshme, që të mund të keni më pak probleme dhe të jetoni më mirë.

Prej 21-39 pikë

Nuk jeni shumë romantik, por nuk mund të thuhet se nuk e keni këtë veti. Ka situata kur ajo paraqitet vetvetiu dhe ju mbeteni të befasuar, me veten tuaj. Në raste speciale kur jeni të lodhur me sentimentalizëm, me ndjenja xhentile dhe të dashuruar, tek ju zgjohet romantizmi i fjetur. Atëherë dini të ëndërroni dhe të kënaqeni në atmosferë të muzikës së qetë dhe të qirinjve, madje dhe të shikoni ndonjë film me më shumë melodrama.

Prej 40-50 pikë

Jeni romantik i lindur. Jeni nga ata që kënaqen në atmosferë me qirinj dhe muzikë të qetë, në qiellin përplot yje, pranë valëzimit të detit në natën e spërkatur me rreze të argjendta të hënës. Para së gjithash i besoni dashurisë, dhe thjesht kur dashuroheni mbeteni “pezull në ajër” duke lëvizur, në ëndrra  romantike, në muzikë dhe aroma që tek ju zgjojnë ndjenja të veçanta, të këndshme. Do t’ju përshtatej koha e kalorësve dhe damave të tyre në pallatet. Por edhe në botën në të cilën jetoni arrini të jeni mjaft romantikë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.