Nostalgji

Zbulohet sekreti i Oni Pustinës

14:00 - 09.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Zbulohet sekreti i Oni Pustinës. I martuar me një italiane prej 14 vjetësh, divorcohet këtë verë




Zbulohet sekreti i Oni Pustinës. I martuar me një italiane prej 14 vjetësh, divorcohet këtë verë

Oni Pustina, modeli shqiptar në Itali dhe njëkohësisht i dashuri i balerinës së njohur shqiptare në Mediaset, Ambeta Toromani, është ndarë nga bashkëshortja italiane me të cilën kanë ndenjur bashkë për rreth 14 vjet. Ky fakt zbulohet për herë të parë nga Bluetooth, dhe nuk ka qenë përmendur nga Pustina asnjëherë më parë. Divorci është kryer në Gjykatën e Tiranës këtë vit, me kërkesë të modelit shqiptar që po bën karrierë. Cristina Pustina. Kështu quhet italiania e lindur në Torino e cila është moshatare me Fation Pustinën, apo më saktë vetëm një muaj më e vogël se ai. Cristina nuk është paraqitur asnjëherë në gjykatë gjatë procesit të divorcit, ndërsa sipas burimeve modeli shqiptar ka qenë prezent vetëm në një seancë. Martesa e mbajtur sekrete nga Fation Pustina është lidhur më 10 nëntor 1994 dhe përgjatë këtyre 14 vjetëve çifti nuk ka pasur fëmijë. Kërkesën për divorc e ka bërë modeli shqiptar i cili me sa duket do të konkretizojë një lidhje serioze me Ambeta Toromanin.


Dashuri apo interes???
Ashtu si shumë shqiptarë emigrantë, zgjidhja për të pasur dokumente në vendet respektove i detyron të martohen me vajza ose gra që disponojnë një pasaportë të huaj. Por sipas rrëfimeve të Fation Pustinës në Gjykatë, lidhja e tij me Cristinën u kurorëzua si pasojë e dashurisë dhe respektit reciprok. Sipas tij, çdo gjë në fillim i shkonte vaj, nuk bënin fjalë edhe pse ndryshimi në botëkuptimin e tyre si dy të rinj me kombësi të ndryshme ishte evident. Ky është varianti i Onit në Gjykatë, ndërsa sipas thashethemeve, Cristina rrjedh nga një familje e pasur dhe nga gjasat rezulton që një ndër arsyet e lidhjes së tyre të ketë qenë pajisja me dokumente, por këto mbeten vetëm fjalë.


Problemet
Në dëshminë e tij, Fation Pustina ka deklaruar se pak pas martese Cristina filloi të mos tregonte më interes për familjen dhe nuk kontribuonte në problemet familjare. Sipas tij kjo situatë ndikoi që bashkëshortja e tij italiane të ftohej e të largohej nga marrëdhënia, deri sa vendosi të jetojë e ndarë nga Oni. Kjo ndarje vazhdoi për rreth 4 vjet deri sa shqiptari vendosi të kërkojë divorcin. Në këtë kohë çifti nuk është takuar më. Në justifikimin e tij modeli thotë që prej pesë vjetësh ai jeton në Shqipëri dhe punon këtu, ndërkohë që me sa ai vetë ka pranuar jeton në Itali edhe pse ka lidhur disa kontrata publicitare në Shqipëri. Oni ka deklaruar mes avokatit të tij se ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të shpëtuar martesën por nuk ka gjetur të njëjtin angazhim nga Cristina.


Familja e re
Në këto 4 vite që Oni dhe Cristina nuk jetuan bashkë, sipas shqiptarit, ish-bashkëshortja e tij bashkëjetonte me një burrë tjetër, me të cilin së fundmi kanë bërë dhe një fëmijë. Kjo është edhe arsyeja që Cristina ka pranuar menjëherë divorcin e kërkuar nga Fationi. Edhe pse ajo s’ka ardhur asnjëherë në gjyq, përmes telefonit ka pranuar ndarjen. Në këtë situatë gjykata e Tiranës vendosi të pranojë divorcin e kërkuar, ndërsa modeli shqiptar në Itali Oni Pustina, prej dy muajsh ka fituar lirinë.

Lidhja me balerinën Ambeta Toromani
Në Shqipëri e thërrasin më shumë me shkurtimin e emrit të tij, Onin, djalin simpatik i cili fitoi zemrën Maria di Filipit, moderatores së njohur Italiane e cila e angazhoi atë në emision “C’e posta per te”. Prej disa vitesh modeli është lidhur me Ambeta Toromanin balerinën shqiptare prej kohësh e famshme në Itali. Lidhja e tyre u bë shpejt publike nga mediat meqë të dy janë figura publike. Në fakt ishte Maria Di Filipi e cila gjatë një emisioni e prezantoi Onin si të dashurin e Ambetës. Historia e tyre ka nisur në vitin 1999 gjatë një konkursi bukurie i quajtur “Mbretëresha e verës”. Ata nisën të shkëmbenin mesazhe e sipas tyre, tërheqja ishte reciproke dhe lidhja e tyre u bë “de facto” në një festë intime ku të dy ishin prezent. Ambeta me brishtësinë e saj mesa duket shtroi fortësinë e figurës së modelit, duke i marrë zemrën. Thuhet që çifti bashkëjeton madje në Shqipëri flitet për fejesë të tyre. Nuk dihet nëse Ambeta e ka ditur martesën e fshehtë të të dashurit të saj, megjithatë divorci i tij, mbase është një revansh në lidhjen mes tyre.

Ky shkrim u botua më 9 Gusht 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.