KULTURË

Shkrimtari i madh Ismail Kadare merr çmimin e rëndësishëm

11:51 - 10.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është vlerësuar me një tjetër çmim prestigjioz. Ai është shpallur fitues  i edicionit 2018 të Çmimit “Nonino”, i promovuar për 43 vjet në Udine të Italisë.




Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave theksohet se shkrimtari shqiptar është vlerësuar në mesin e figurave të mëdha të kulturës botërore nga një jurie e kryesuar nga Nobel V.S. Naipaul.

Ndërkohë një tjetër çmim të rëndësishëm ka marrë edhe filozofi Giorgio Agamben, i cili merr titullin prestigjoz të “mjeshtrit të kohës sonë”.

Ceremonia e çmimit do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine më 27 janar dhe do t’i paraqitet Kadaresë nga Claudio Magris, një anëtar i jurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.