EKONOMI

Emrat/ Nis sot kompensimi, 1300 pronarët që duhet të plotësojnë formularin

09:15 - 11.01.18 Ornela MANJANI
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nis sot aplikimi për kompensimin e 1300 pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Për të marrë kompensimin përfituesit duhet të plotësojnë formularin tip dhe ta dorëzojnë atë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave.




Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së Tiranë kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura.

Dokumentet
Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së Tiranë kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, të plotësuar sipas rubrikave.

Në listën e dokumenteve është dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Sipas ligjit për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi.

Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.

Dokumentet

1. Kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë ATP-së, të plotësuar sipas rubrikave;
2. Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi (në rast se subjekti përfitues ka vdekur);
3. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.
4. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës;
5. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;
6. Certifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit;
7. Mandat pagesën për shumën 2 000 lekë për çdo aplikim të veçantë.

 

Listën e plotë me emrat, e gjeni sot në ‘Gazeta Shqiptare’ print në çdo pikë shitje të gazetave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.