LIFE STYLE

8 gjëra që bëjnë njerëzit e suksesshëm në fundjavë

14:24 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fundjavat tuaja duhet të ndjehen ndryshe nga ditët e javës, gjë që ndodh nëse i përkushtoheni aktiviteteve dhe pasioneve të ndryshme që nuk keni kohë për ti bërë gjatë javës.




Shkrimtarja Laura Vanderkam, në librin e saj “Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm para mëngjesit”  vë në dukje se personat e suksesshëm i kushtojnë rëndësi aktiviteteve në fundjavë.

Sipas Vanderkam, aktivitete të ndryshme në fundjavë  mundësojnë që mendja dhe trupi juaj të shërohen nga streset tipike që hasni gjatë javës.

1-Planifikoni se si do e kaloni fundjavën tuaj, duke listuar aktivitetet dhe oraret pasi në të kundërt do të përfundoni duke shpërdoruar kohën e lirë.

2-Të shtunën mbrëma kushtojani ndonjë aktiviteti argëtues, si p.sh. të kërceni apo të konsumoni një gotë me miqtë, duke pasur pushim ditën e diel.

3-Maksimizoni mëngjeset tuaja, duke u ngritur herët dhe ushtruar.

4-Krijoni tradita me familjen tuaj, si p.sh. e premtja për pizza apo petullat e mëngjesit ditën e diel.

5-Kushtojini rëndësi gjumit të pasdites, duke i dhënë mundësi trupit për të pushuar dhe për të ndjekur aktivitete të tjera në mbrëmje.

6-Shfrytëzoni fundjavën për të bërë gjithë pazaret e nevojshme për javën.

7-Argëtohuni duke luajtur lojëra të ndryshme dhe hiqni dorë nga përdorimi i teknologjisë.

8-Kushtojuni vëmendje mësimit të një sporti të ri, gjuhe të huaj apo të ndiqni pasionet tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.