LIFE STYLE

Çfarë duhet të bëjmë që të jetojmë gjatë

15:20 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë duam të jetojmë gjatë e në të njëjtën kohë të jetojmë mirë e të kemi një shëndet të admirueshëm. Por me kalimin e viteve shumë gjëra nuk janë si më parë. Para se të arrijmë në cakun e vështirësive, le të përpiqemi të ecim sipas disa rregullave, që do të na ndihmojnë të kemi një jetë sa më të shëndetshme…




 Aktiviteti trupor për kujtesë të mirë

Aktiviteti mesatar trupor e mbron trurin nga rënia dhe e përmirëson kujtesën te personat të cilët kanë probleme me memorien, ka treguar një studim australian. Në studim kanë marrë pjesë 138 persona më të vjetër se 50 vjet, të cilët kanë qenë të rrezikuar nga zhvillimi i demencës (e cila paraqet rënien e funksioneve psikike, në radhë të parë atyre të kujtesës dhe inteligjencës, zakonisht tek të moshuarit). Rezultatet kanë treguar se mjaftojnë 20 minuta aktivitet fizik në ditë për t’i përmirësuar aftësitë njohëse te personat e moshuar.

 Ngjitja nëpër shkallë për jetë më të gjatë

Ngjitja nëpër shkallë në vend të shfrytëzimit të ashensorit mund t’ua shpëtojë jetën, kanë njoftuar shkencëtarët zviceranë nga Universiteti i Gjenevës. Studimi i realizuar me 69 persona ka treguar se braktisja e ashensorit në favor të shkallëve, për vetëm 12 javë ka sjellë deri te përmirësimi i formës fizike, zvogëlimi i yndyrave në organizëm, si edhe zvogëlimi i shtypjes së gjakut. Në këtë mënyrë, te pjesëmarrësit në studim ka ardhur deri te zvogëlimi për 15 për qind i rrezikut nga vdekja e hershme.

 Molla, ushqimi i duhur për lëkurën tuaj

Pse gjithmonë është mirë të hani mollë? Arsye ka po aq sa ka edhe mollë, por për ata që dëshirojnë një lëkurë të shëndetshme, një arsye e mirë është se përbërësit e mollës mbrojnë nga dëmtimet që shkaktojnë radikalet e lira dhe pengojnë inflamacionet. Edhe farat e mollës kanë përdorimin e tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar se ekstrakti i farave të mollës stabilizon retinolin, duke ngadalësuar lirimin e tij në lëkurë, për të cilën arsye është më e vogël gjasa që ai të shkaktojë irritim, andaj shfrytëzohet edhe në produktet kundër plakjes së lëkurës.

 Anoreksia shkakton ndryshime në tru

‘Reuters Health’ njofton se në trurin e personave anoreksikë ose atyre që më herët kanë vuajtur nga anoreksia, vërehen ndryshime të përhershme. Femrat të cilat gjatë moshës së re kanë pasur anoreksi kanë ndryshime të përhershme në strukturat trunore dhe deficit në aftësitë njohëse, nëse nuk janë mjekuar plotësisht nga anoreksia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.