EKONOMI

Denoncimi/ Fushatë gjobitjesh nga administrata tatimore

16:03 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” ka denoncuar një fushatë gjobash, siç e quajnë ata nga administrata tatimore për NIPT-et pasive.




Në një deklaratë të shpërndarë për mediat theksohet se gjatë muajit nëntor 2017 e në vazhdim është ndërmarrë një fushatë gjobitjesh nga administrata tatimore për NIPT-et pasive.

“Nga investigimi ynë, në faqen zyrtare të Tatimeve thuhet se janë konstatuar 11 mijë transaksione me subjektet pasive, ose në fjalë të tjera shumë subjekte pasive edhe pse formalisht e kanë mbyllur aktivitetin e tyre te tatimet, vazhdojnë kryejnë aktivitet duke blerë produkte apo mallra te kompanitë e tjera”, thekson deklarata e BTSH.

Sipas tyre nëpërmjet kompanive të cilat kryejnë aktivitet me shtrirje në të gjithë vendin, kryesisht kompanitë që tregtojnë produkte ushqimore e mallra të tjerë të konsumit të përditshëm, tatimet kanë mundur të identifikojnë nga kontrollet nga zyra të faturave, subjektet pasive që vazhdojnë kryejnë aktivitet.

Sipas legjislacionit tatimor në fuqi, subjektet pasive të cilat kanë kryer aktivitet janë në shkelje e për rrjedhim ndaj tyre fillojnë masat administrative si dhe vlerësim tatimor për të gjithë periudhën që ka qenë në regjistrin pasiv.

Por sipas BTSH, Tatimet po gjobisin subjektet shitëse, të cilat në praktikë kanë shitur te një dyqan, një bar, restorant, apo një blerës tjetër i cili disponon një certifikate NIPT-i të vendosur në ambientin e aktivitetit, pa patur informacion se këta të fundit janë me status pasiv.

Lidhur me këtë fenomen, thotë shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”që në fillim të vitit 2017 kanë qenë vet kompanitë dhe organizatat e biznesit që i kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme tatimeve që të publikojnë listën e subjekteve që janë pasive, në mënyrë që të shmangnin rrezikun për të kryer shitje të këto subjekte.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.