Bota

FOTO/ Pas ligjit për gjuhën shqipe, Maqedonia merr një tjetër vendim në respekt të shqiptarëve

23:08 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare

Një ditë pasi Parlamenti në Maqedoni miratoi ligjin për gjuhën shqipe, një tjetër lajm i mirë vjen nga vendi fqinj.

Këtë radhë në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij, Maqedonia ka emetuar një pullë postare.

Ajo mban emrin dhe foton e Skënderbeut, dhe është bërë publike nga ambasadori shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka përmes një postimi në Twitter.

“Posta e Maqedonisë ka emërtuar sot pullën postare për të nderuar 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergji Kastrioti Skënderbeu”, shkruan ambasadori.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *