POLITIKË

Hetimi i Tahirit, deputeti demokrat nuk ka besim tek Donald Lu

17:03 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës të bërë sot nga ambasadori amerikan Lu, ku u shpreh se për çështjen Tahiri  hetimet mund të bëhen nga prokurorë të FBI, ka reaguar deputeti i PD, Agron Shehaj.




Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Shehaj shprehet se e mbështet iniciativën e ambasadorit amerikan, dhe se kjo gjë është e domosdoshme.

Sipas deputetit të PD-së, drejtësia në vendin tonë nuk mund të hetojë krahun e djathtë të kryeministrit Edi Rama, pasi edhe ai vetë është i përfshirë.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Nuk dënohet Tahiri pa Ramën Jam shumë mirënjohës ndaj Ambasadorit Lu dhe e shoh te domosdoshme përfshirjen e FBI në hetim. Kush ka besim që Rama mund të hetojë ish-krahun e tij të djathtë? Ai e ka të qartë që po u dënua Tahiri do dënohet edhe Rama dhe shokët e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.