AKTUALITET

Importi i mjeteve, ndryshojnë rregullat. Ja çfarë do bëhet me makinat e vjetra

17:57 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajme jo të mira për ata që kanë në përdorim një automjet të vjetër. Me keq akoma për ata që do duan të fusin në vend makina të vjetra.




Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet  të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë.

Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi do të  lejohet vetëm importi i mjeteve motorike të cilat plotësojnë standardet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit  duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër. Kjo do të thotë një shpenzim për ata që kanë në pronësi një automjet të tillë.

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.