AKTUALITET

Juncker: Të mos i kthehemi viteve ’90, vendet e Ballkanit Perëndimor pjesë e BE

18:53 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ka rrezik që pa një perspektivë të qartë evropiane, mund të vijë tek ashpërsimi serioz i situatës në Ballkanin Perëndimor” ,kështu është shprehur  Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker,




Sipas tij, e rëndësishme që Bashkimi Evropian t’iu sigurojë perspektivë të qartë evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimor.

I ndodhur në  Sofje, Juncker në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, u shpreh:

“Me fjalë të tjera, ka rrezik që në këtë rajon shumë të komplikuar të Evropës mund të shohim ngjarje që do t’i kthenin gjërat në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Natyrisht se ne nuk duam që kjo të përsëritet”.

Ai mori pjesë në një ceremoni që ka organizuar Bullgaria me rastin e marrjes së presidencës së radhës së BE-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.