POLITIKË

Komisioneri Hahn i përgjigjet “Syriza”-s për tekstet shkollore në gjuhën shqipe

20:51 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga dy eurodeputetët e partisë qeveritarë “Syriza” për hartat etnike dhe irredentiste, që siç theksojnë ata përmbajnë librat shkollore të Shqipërisë.
Pas pyetjes së eurodeputetëve të “Syriza”-s ndaj tij dhe zv.presidentes së KE-së e njëkohësisht shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, se “deri në çfarë mase këto harta që propagandojnë idenë e një Shqipërie të Madhe dhe që përmbajnë territore të vendeve fqinje, përfshirë Greqinë, rrezikojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, Hahn në deklaratën e tij thekson:




“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente themelore të procesit të Stabilizim-Asociimit dhe të zgjerimit të BE-së, ndaj dy shtetet duhet të përballojnë sa më shpejt çështjet për të cilat ndajnë mendime të ndryshme”.

Siç nënvizon gazeta proqeveritare greke “AYGI”, që publikon përgjigjen, pa marrë anën e askujt Hahn thotë se ekziston një komision i veçantë greko-shqiptar që merret me rishikimin e teksteve shkollore.

Sipas Komisionerit të Zgjerimit, raportet e vitit 2016 tregojnë se, përgjithësisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë mbeten pozitive, me vizita të shpeshta të nivelit të lartë, përfshirë edhe takimin e fundit të ministrave të Jashtëm në Kretë.

Komisioni Europian – sipas Hahn – gjithashtu vë në dukje se të dyja vendet kanë diskutuar krijimin e një mekanizmi të përbashkët për përballimin e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura./Top Channel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.