AKTUALITET

Kunati vlonjat i shkon në shtëpi dhe bën për spital të moshuarën

22:51 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër rast i dhunës është regjistruar nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë ku një një 79-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka ushtruar dhunë kundër kunatës së tij me iniciale K.N. 71 vjeçe.




Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici, duke treguar se kunati i saj me iniciale P.K. ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Për këtë arsye ajo ka kërkuar urdhër-mbrojtje. Policia ka referuar materialet për rastin në fjalë, teksa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.N, vjeç 71, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se i kunati, shtetasi P.K, vjeç 79, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.