Kryesore

Rama nga Lezha: Luftojmë tepsinë. Çdo drejtor i ri, 3 muaj në provë

19:55 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur në Lezhë mbledhjen e qeverisë të zhvilluar për herë të parë për vitin 2018-të.




Nga një komunikim me mediat, kryeministri Rama tha se do të vazhdojë reformimin e administratës dhe kjo sipas Ramës do të  shoqërohet dhe me përmirësimin e  shërbimeve publike.

“Vendosmëria ime për t’i shkuar deri në fund procesit të çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe, seç ishte kur jam zotuar për këtë dhe do të jetë çdo ditë e madhe, pasi vështirësia në këtë proces nuk është se do të jetë më e vogël, por është çdo ditë e më e madhe. Çdo ministri po heq dokumente, po heq kërkesa për autorizime e për licenca”, tha kryeministri.

Mes të tjerave shefi i qeverisë theksoi se të gjithë drejtorët e rinj, në Burgje, Hipoteka etj, do të jenë 3 muaj në provë për të parë rezultatet që do të arrijnë.

“Me riorganizim kuptoj disa gjëra që po ndodhin dhe janë ende për t’u zhvilluar .Së pari uljen drastike të kohës dhe të shpenzimeve të qytetarëve për marrjen e shërbimeve nga zyrat e shtetit. Kjo përmes kalimit të shumë proceseve online. Nga ana tjetër synojmë uljen drastike të dokumenteve të panevojshëm, çdo ministri po heq dokumente, autorizime, licenca, etj; që do të thotë po shkurtohet shumë ndjeshëm masa e kontakteve midis qytetarëve dhe administratës. Jam i bindur që po bëhet progres, por di që do duhet ende kohë.

Mos harroni se të gjitha pozicionet që ne po bëjmë ndryshime kanë kushtin e provës. Kemi drejtorë të rinj në spitale, janë tre muaj në provë. Kemi drejtorë të rinj në burgje, në hipotekë, etj; janë 3 muaj në provë. Është një sfidë. Padyshim janë gjëra që nuk mund t’i ndërrojnë sot për nesër, sa hap e mbyll sytë, dhe nuk është diçka që lidhet me emrin e partisë. Ka nivele të ndryshe të përgjegjësisë, por çështja është e thjeshtë, t’i gjejmë punës njeriun. Në harkun e këtij mandati, ndryshimi do të jetë shumë i ndjeshëm”, u shpreh kryeministri Rama.

Në mbledhjen e parë të qeverisë u miratua plani kombëtar për zhvillimin e agro-turizmit ku subjektet do të paraqiten me certifikata të posaçme, si dhe disa lista investimesh të cilat do të realizohen në bashkëpunim me kryebashkiakët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.