Media

Sonila Meço në Top Channel? Reagon gazetarja: Rikthimi im, vetëm në një media të lirë

23:00 - 12.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Largimi i Sokol Ballës nga Top Channel pas 12 vitesh, krijoi zërat e parë për pasuesin e tij. Dhe një ndër emrat e përfolur në media është edhe gazetarja Sonila Meço.




Por ka qenë vetë kjo e fundit që i ka hedhur poshtë këto zëra duke thënë se që pas largimit nga “Agon Channel” ajo nuk ka preferuar të shkojë në asnjë media tjetër.

Në postimin e saj në Facebook, Meço thotë se rikthimi i saj do të jetë vetëm në media të lirë.

“Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend. Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi”, shkruan Meço ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.