Show-Bizz

Babë e bir në Krujë, Loriku i tregon rrënjët Bojkenit

12:55 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai është dalluar gjithmonë për patriotizëm, çka duket se një gjë të tillë po ia përçon edhe të birit. Fjalën e kemi për Lorik Canën, ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare të futbollit.




Ndonëse i biri, Bojkeni është dy vjeç, Loriku duket se ka nisur që tani t’i tregojë historinë e rrënjëve të tij shqiptare.

Në një foto të publikuar në rrjetin sociale, Lorik Cana shfaqet me djalin e tij, teksa shihet se kanë vizituar Muzeun Historik dhe atë Etnografik në Krujë.

Madje, i biri ka drejtuar gishtin nga flamuri shqiptar, duke pozuar dhe pranë tij, në një nga kalatë më historike të kohës së Skënderbeut.

Duhet të themi se Loriku edhe gjatë kohës kur ishte pjesë e kombëtares e ka shfaqur gjtihnjë frymën patriotike.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.