POLITIKË

Berisha denoncon: Don Tafani i Belshit nuk jep leje ndërtimi po nuk bleve në kompanitë e tij

19:45 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar kryebashkiakun e Belshit, in. Ky i fundit nuk u jep leje ndërtimi qytetarëve nëse nuk blejnë materiale ndërtimi në kompaninë e tij.




Ndërsa, Berisha publikon edhe mesazhin e qytetarit dixhital siç e quan ai.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim këtë të shtunë. Referuar një mesazhi të ardhur nga një qytetar, Berisha thotë se Kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani nuk u jep leje ndërtimi qytetarëve nëse nuk blejnë materiale ndërtimi në kompaninë e tij.

Postimi i plotë:

Don Tafani i Belshit nuk jep asnje leje ndertimi po nuk bleve ne kompanite e tij materialin e ndertimit!

Te dashur miq, famozi Arif Tafani ka vedosur xhaxhain shef te policise bashkiake, me te cilin gjobit te gjithe ata qe blejne gjetiu materialet!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor mirembrema Dua te shpreh nji shqetsim qe kan te gjith banoret e belshit qe duan te bejne ndetime.
Kryetari bashkise don Arif Tafanio ka ber nje skem mafioze me bisnesmenat e ti. Po bleve materialet te bisnesmeni i don Tafanios Sopot Ferhati policia bashkiake ste ngacmon por po o bleve ne ndonji ven tjeter te vijn direkt te fusin gjobe dhe ne burg. Shefi i policis bashkiake eshte xhaja i bisnesmenit te Tafanios .
Don Tafanio ka kap belshin prej fyti si lala elbasanit dhe nuk le njeri te ngreje kok po nuk blen gjerat tek ta “.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.