AKTUALITET

Në mars përfundon reformimi i Akademisë së Shkencave

21:52 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mars të 2018-ës përfundon procesi i reformimit të Akademisë së Shkencave. Kjo bëhet e ditur nga akademiku Apollon Baçe, kryetar i grupit të reformimit, i cili ka sqaruar përmes një interviste për Tema TV disa hollësi.




Sipas draftit mbi të cilin po punohet, “Akademia e Shkencave do të ketë lidhje me një institucion që mund të emërtohet Këshilli i Shkencave dhe që do të ngrihet në Kryeministri”.

Baçe ka shtuar se kjo nuk ja heq pavarësinë Akademisë së Shkencave, e cila mori goditje të fortë publike nga kryeministri Edi Rama këto muajt e fundit. Ai foli për një situatë të papranueshme, sidomos me zgjedhjet e fundit që çuan në largimin e ish-kryetarit dhe ish-nënkryetarit. Mbetet për t’u parë se çfarë roli do të ketë këshilli i ri, por është e qartë se qeveria ka vënë një dorë mbi Akademinë, të cilës kërcënoi t’i hiqte paratë.

“E kemi atë muaj, marsin që duhet përgatitur reforma. Pastaj neve kërkojmë që brenda dy viteve të jemi të kontrolluar për të parë se si po ecën kjo gjë. Dy vjet le të na marri, le të na monitorojnë. Deri tani nuk ka qenë kjo pikë që ne të jepnim në një fare mënyre llogari tek Kuvendi apo Këshilli i Ministrave.
Në Kryeministri do të krijohet një institucion i cili mund të marrë emërtimin Këshilli i Shkencave ku do të ketë në varësi disa institute. Këto institute do të kryejnë studime dhe atje ku nuk do munden ata do të ndërhyjë Akademia e Shkencave.

Ato që nuk mbulohen nga institutet do t’i marrë përsipër Akademia dhe njëkohësisht akademia çon sinjale tek shteti dhe shteti sjell sinjale tek ne. Pa krijohet një formë simbioze. Ata janë organi që kanë lekët dhe që bën implementimet, por në një fare mënyre ka edhe një farë oponence nga ne”, deklaroi Apollon Baçe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.