Nostalgji

Pas ministrisë, Ndokës i rikthehet buzëqeshja

14:00 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:
Pas ministrisë, Ndokës i rikthehet buzëqeshja. Liljana Kondakçi pi birra, qeras dhe paguan vetë. Genta Ismajli në Golem, mes badigardëve dhe fansave




Pas ministrisë, Ndokës i rikthehet buzëqeshja
Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, pas largimit nga detyra ka mbajtur premtimin që u dha familjarëve për të kaluar pushimet me to larg telefonatave të bezdishme për punë. Ai ka marrë goxha rreze, megjithatë e “dredh” ndonjëherë ish-ministri sepse ne e kemi fokusuar që kafenë e pasdites ta pijë me grupin e tij të PDK-së ku sigurisht kanë diskutuar mbi qëndrimin që duhet të mbajnë për aleancën e zgjedhjeve të 2009-s.

Liljana Kondakçi pi birra, qeras dhe paguan vetë
Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë, Liljana Kondakçi ka mbetur e re në shpirt. Ajo del pasditeve dhe pi ndonjë birrë, sigurisht në shoqërinë e të afërmve e miqve. Edhe këtë herë ne e kemi fokusuar këngëtaren në një bar të kryeqytetit duke pirë birra. Nuk ka ndryshuar shumë nga pamja përveç ca kileve më tepër, megjithatë në fytyrë mbetet e njëjta. Kujdeset për veten duke përdorur buzëkuqe të errëta sepse buzët i ka të plota, dhe një tualet në kapakun e syve të njëjtë me bluzën. Po kështu ne verifikuam se ajo që pagoi tavolinën ishte Liljana sepse kamerieri i ka lënë kusurin 200 lekësh mbi tavolinë.

Genta Ismajli në Golem, mes badigardëve dhe fansave
Ka qenë e ftuar nderi e një prej lokaleve të njohur në Golem , këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli. Bukuroshja ka dhënë një spektakël të vërtetë të premten në darkë, në një nga baret që ndodhen në zonën ku pushuesit janë kryesisht kosovarë. Fillimisht ajo ka hyrë e shoqëruar nga një prej badigardëve trupmëdhenj, që siç shihet dhe në foto, janë kujdesur që të mos i ndodhë asgjë këngëtares. Më pas ajo ka filluar të këndojë këngë të njohura nga repertori i saj, por edhe nga albumi i fundit, “Zero Zero”. Një element i rëndësishëm i performancës së saj ka qenë dhe kërcimi, të cilin ajo nuk mund ta linte kurrsesi jashtë. Gjithashtu, një gjetje interesante dhe, duhet ta pranojmë, shumë patriotike e Gentës, ka qenë dhe debutimi i saj duke mbajtur në dorë flamurin e shtetit më të ri të botës, Kosovës. Ajo është mirëpritur dhe brohoritur shumë nga të pranishmit që gjendeshin në lokal, i cili është ndezur nga duartrokitjet dhe brohoritjet e zjarrta të tyre.

Ky shkrim u botua më 16 Gusht 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.