BLUETOOTH

Përgatituni për emocione të bukura. “Dua të të bëj të lumtur”, këtë vit me personazhe VIP

12:00 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Programi “Dua të të bëj të lumtur”, i drejtuar nga Arbana Osmani, vjen në edicionin e tij të dytë në 16 javë transmetim, ku do të tregohen historitë më të jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm, me pjesëmarrjen e personazheve më të dashur të jetës publike në Shqipëri. “Dua të të bëj të lumtur”, me autorë Arbana Osmani dhe Eraldo Rexho, do të vijë së shpejti çdo të shtunë në prime time, në ekranin e “Top Channel” me katër histori me tematika të ndryshme nga njëra-tjetra ku përfshihen: konflikti, dashuria, frymëzimi dhe situatat gazmore.




Këtë vit, në ndryshim nga edicioni i parë, programi do të përfshijë çdo javë personazhe të dashur të jetës publike. Disa nga personazhet VIP janë pa dijeninë e tyre protagonistë të historive, të ftuar nga të afërm, që kanë diçka për t’u thënë; ndërsa disa të tjerë janë të ftuar si pjesë e surprizave për fansat e tyre, pjesë e historive tona, duke u angazhuar në mënyra të ndryshme për t’u realizuar dëshirat. Emrat më të njohur nga ekrani, muzika, politika dhe sporti kanë pranuar të jenë pjesë e emisionit, për të ndihmuar në misionin tonë për të bërë të lumtur sa më shumë njerëz.

Ata do të dalin nga formati në të cilin jemi mësuar t’i shohim, duke shfaqur një tjetër anë të tyren. Emisioni që premton shumë emocione te njerëzit vjen së shpejti në muajin shkurt me shumë të papritura. Disa prej “momenteve” të shkëputura janë transmetuar edhe nga vetë moderatorja, Arbana, në faqen e saj në “Instagram”. Autorët kanë vendosur që të sjellin histori mbresëlënëse, plot magji e emocion të shkëputura nga jeta e shqiptarit në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Vip-at do të jenë në një mënyrë pjesë e pandarë e çdo puntate duke i bërë ato edhe më interesante përveç ndjenjës njerëzore të çdo rasti të sjellë nga seria në seri. Në postimet e bëra në “Instagram” duket se nuk do të mungojë as vendi i lindjes i vetë moderatores dhe bashkëautores, Arbana Osmani, Maqellarë. “Dua të të bëj të lumtur” premton lot gëzimi dhe shumë emocione. Të papriturat janë rezervuar të gjitha në shkurt. Mezi presim të jemi pjesë e tyre!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.