EKONOMI

Thirrja e Ramës për të ‘pasurit e këtij vendi’ që vjedhin ujin: Merrni masa, ose…

10:15 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Shëngjini ka paralajmëruar bizneset e kryeqytetit që vjedhin ujin nëpërmjet tubacioneve të ujësjellit se do të penalizohen nëse nuk marrin masa si dhe do të demaskohen publikisht.




Në fjalën e tij, Edi Rama u shpreh se ka mjaft biznese, ndër to edhe hotele në qendër të Tiranës, të cilët deklarojnë se furnizohen me pus, por që sipas tij kjo nuk është e vërtetë, pasi këto biznese vjedhin ujin nga tubacionet e ujësjellësiz.

“Ka shumë biznese që nuk e paguajnë në mënyrë të rregullt. Ka edhe hotele në mes të Tiranës madje, që deklarohen sikur furnizohen me pus, në fakt furnizohen ilegalisht nga rrjeti i ujësjellësve.

U bëj thirrje këtyre mega-gënjeshtarët, të pasurve të këtij vendi, që të mos luajnë me zjarrin. Kjo pasi do bëhen shembull publik, jo vetëm do ndiqen penalisht, por do demaskohen publikisht për këtë aktivitet grabitqarë në mes të qytetit. Vjedhin nga sistemi i ujësjellësit.

Do vijojmë procesin për të formalizuar sa të jetë e mundur”, theksoi Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.