AKTUALITET

“U qëndruat ballë për ballë plumbave të krimit dhe sot jeni Yje”, gazetari dedikim prekës në 105 vjetorin e Policisë

22:16 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga gazetarët më të vjetër të kronikës Artan Hoxha, ka bërë një reagim të veçantë dhe prekës me rastin e 105 vjetorit të Policisë së Shtetit.




Edhe pse Policia e Shtetit është përfshirë në akuza të forta për lidhje me njerëz të botës së krimit, megjithatë ditën e sotme, Hoxha thotë se asnjë nuk u kujtua të vendoset kurora me lule pikërisht te Muri i Kujtesës në hyrje të Ministrisë së Brendshme, ku janë të vendosur 264 yje, që simbolizojnë punonjësit e policisë të rënë në krye të detyrës.

Duke krahasuar dëshmorët në radhët e policisë, Hoxha thotë se nuk asnjë Yll të vetëm, në përkujtim të ndonjë prokurori apo gjyqtari të rënë në luftën kundër krimit.

“Por ju nuk dredhuat, nuk u perkulet, i qendruat balle per balle plumbave te krimit, dhe….Sot jeni aty, YJE mbi ate memorial te zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhene shprese, se ky komb nuk eshte mposhtur ende nga krimi…E paharruar qofte sakrifica juaj per te siguruar jeten e te gjithe ne te tjereve…”, shkruan Hoxha.

Reagimi i plotë:

Sot eshte 105 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit Shqiptar…

Ky eshte memoriali qe perkujton 264 “Deshmoret e Atdheut” te rene ne krye te detyres nga radhet e policise gjate 28-te viteve te postkomunizmit.

264 yje qe perkujtojne sakrificen sublime te 264 BURRAVE qe dhane jeten e tyre per kete vend.

Nuk kam pare qe te dera e Prokurorise se Pergjithshme apo ministrise se Drejtesise, te kete qofte dhe nje yll te vetem, ne perkujtim te ndonje prokurori apo gjyqtari te rene ne luften kunder krimit.

Nuk e di nese ne kete memorial u kujtua kush te vendoste ndonje kurore me lule ne kujtim te ketyre BURRAVE sot.

Shume prej tyre i kam njohur nga afer, 

kam marre pjese ne operacione antikrim organizuar dhe drejtuar prej tyre, 

Kam ngrene buke me ta ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise nga Tropoja ne Sarande.

Me eshte dashur te shkruaj apo raportoj renien e tyre ne krye te detyres nga plumbat e armeve te krimit.

Kam marre pjese ne shume prej ceremonive te lamtumires per ta, ku bataret e automatikeve te skuadrave te nderit me kane futur te dridhurat ne trup.

Kam pare kryeministrat, ministrat apo deputetet e radhes te derdhin lote krokodili mbi arkivolet e tyre, por sa ishin gjalle nuk ndaleshin se ua nxiri jeten.

Hej BURRA qe hijeshoni mbi ate memorial te zi,…

sot mbase do te ishit pa pune rrugeve, si plote kolege tuaj qe bene hile dhe i dredhuan plumbit per te mbetur sot te gjalle. 

Mbase po te ishit gjalle mund tua kishin baltosur fytyren me parate e hashashit. Mbase po te ishit gjalle do tu kishin transferuar ne ndonje cep te larget ne jug a ne veri te vendit, ku do tu ishte harruar emri.

Krimi dhe korrupsioni politik, provuan t’ju trembin, tua ulin koken, tua zhbejne karakterin dhe ndershmerine…

Por ju nuk dredhuat, nuk u perkulet, i qendruat balle per balle plumbave te krimit, dhe….

Sot jeni aty, YJE mbi ate memorial te zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhene shprese, se ky komb nuk eshte mposhtur ende nga krimi…

E paharruar qofte sakrifica juaj per te siguruar jeten e te gjithe ne te tjereve…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.