AKTUALITET

VIDEO/ “Po merrja bukë”, qytetarët të plagosur dhe momentet e tmerrit në Shkodër pas shpërthimit

19:41 - 13.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpërthimi me lëndë eksplozive këtë të shtunë në Shkodër, ku mbetën të plagosur 8 persona, ka sjellë panik dhe momente frike mes banorëve të qytetit verior.




Në këtë video, shihet mometi i shpërthimit dhe kaosi i krijuar menjëherë në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Madje një grua, që ka marrë plagë si pasojë e shpërthimit, dëgjojet duke rënkuar në video.

Paraprakisht, uniformat blu të Shkodrës kanë njoftuar se nga shpërthimi i tritolit, kanë mbetur 8 persona të plagosur, ku tre prej tyre u transportuan me urgjencë në Tiranë.

Nga ana e policisë bëhet e ditur se pronari i objektit dykatësh, njëherësh edhe shënjestra e atentatit, Lulzim Kulla ka qenë duke hypur në mjetin e tij në momentin që ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.