AKTUALITET

Aksioni/ “Mos lëviz nga mjeti”, testi i alkoolit “fundos” shoferin në Tiranë

08:58 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një test alkooli ka rezultuar fatal për një shofer në Tiranë, teksa i është bllokuar leja e drejtimit.




Kështu, gjatë mbrëmjes së djeshme, policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin për kontrollin e drejtuesve të mjeteve, teksa kanë qenë të instaluar pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Në një video të shpërndarë nga policia në rrjetin social, shihet momenti kur polici i afrohet një shoferi dhe i kërkon të bëjnë testin e alkoolit.

Ndërsa i tregon mënyrën se si duhet të veprojë me aparatin e matjes së sasisë së alkoolit, shoferi nis të fryjë dhe rezulton të kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar, 0.24 mg/l.

Polici i komunikon se ka kaluar masën, ndërsa i kërkon të mos lëvizë lëvizë nga mjeti deri në përfundim të procedurave përkatëse, duke e njohur edhe me masën e bllokimit të lejes së drejtimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.