BOTA

Bukën që të gjithë e pëlqejmë, Macron kërkon që ta mbrojë UNESCO

10:21 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emmanuel Macron kërkon që “Baguette”-a franceze, buka aq shumë e pëlqyer në të gjithë botën, të hyjë në listën e thesareve kulturore të UNESCO-s.




“Baguette-ën tonë e ka zili e gjithë bota”, mësohet të ketë thënë ai, duke mbështetur një nismë të nisur nga Shoqata Kombëtare e Bukëpjekësve.

Furrtarët francezë u frymëzuan nga suksesi i picës napolitane, e cila kaloi një vit më parë në mbrojtjen e organizmit kulturor të OKB-së.

Ata këmbëngulin se  nuk bëhet fjalë vetëm për emrin dhe formën e bukës, por për recetën dhe përbërësit të cilët duhet të ruhen.

“Përsosmëria dhe ekspertiza duhet të ruhen, e për këtë arsye, ajo duhet shënuar si pjesë e kësaj trashëgimie”, deklaroi Macron.

Baguette-a tradicionale është tashmë e mbrojtur në Francë nga një ligj i vitit 1993, teksa për të ruajtur kriteret, buka duhet të bëhet me katër elementë: miell gruri, ujë, maja dhe kripë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.