LIFE STYLE

Çfarë tregon dita kur keni lindur për karakterin tuaj

10:41 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në cilën ditë të javës keni lindur? Çdo ditë e javës ndryshon nga njëra-tjetrën dhe përcakton karakterin tuaj? Gjejeni karakterin në ditët e javës dhe krahasojeni me atë të partnerit tuaj!




E hënë

Femra e lindur ditën e hënë është e butë dhe sensibile. Është e aftë që t’i përshtatet partnerit dhe bën lëshime. Ngrohtësinë e ndjenjave të veta ka dëshirë ta ndajë me njerëzit e tjerë dhe kulminacionin e vet në këtë drejtim e arrin në rolin e nënës. E do jetën harmonike dhe gjithmonë e dëgjon zemrën.

Mashkulli i lindur të hënën e ka imagjinatën të zhvilluar dhe në raport me tjerët gjithmonë e luan rolin e kundërt. Nuk i pëlqen vetmia dhe shpesh e kërkon ngushëllimin te njerëzit e tjerë. Mbas pamjes së jashtme, e cila është e qetë, fshihet një natyrë e vrullshme.

E martë

Femra e lindur të martën është e zjarrtë. I tërheq njerëzit me natyrën e vet të gjallë dhe me shijen për humor, por edhe me nevojën e vet për liri. Më së shumti do lirinë dhe frikësohet vetëm prej monotonisë sentimentale. Për të dashuria është vetëm lojë ose, në të kundërtën nuk lodhet.

Mashkulli i lindur të martën është orator i fortë. E karakterizon shija e jashtëzakonshme për humor, buzëqeshja dhe optimizmi; është entuziast dhe i pëlqejnë argëtimet. Ndjenjat e veta me gjithë dëshirë i ndan me tjerët.

E mërkurë

Femra e lindur të mërkurën është me temperament të butë dhe sensual. Diskrete, e në dashuri i pëlqen sinqeriteti. I pëlqen siguria dhe sinqeriteti dhe nuk i lë përshtypje dashuria në shikim të parë. Për të joshja e ka kuptim të dyfishtë: përpos bukurisë fizike, janë me rëndësi edhe ndjenjat.

Mashkulli i lindur të mërkurën është para së gjithash i ndershëm në dashuri. Pas mburrjes së madhe fshihet butësia, të cilën shpesh nuk di ta shprehë. Është i sinqertë dhe i besueshëm. Siguria në dashuri është shpesh para pasionit.

E enjte

Femra e lindur të enjten nuk mund të presë kur është në pyetje dashuria. I pëlqen liria dhe aventurat, gjithnjë është në kërkim të njohurive të reja. Sharmi i saj është natyral dhe është spontane. Shumë vështirë lidhet për partnerin dhe nuk ka iluzione të tepërta për dashurinë.

Mashkulli i lindur të enjten është Kazanovë i vërtetë. Dëshiron ta njohë jetën sa më mirë. Është fjala për njeriun i cili është konformist dhe anti konformist në të njëjtën kohë. Është i aftë që me të vërtetë të dojë, por edhe të aktron. Martesa e frikëson pak, por nuk është i aftë për jetë private.

E premte

Femra e lindur të premten është romantike. I pëlqen bukuria dhe harmonia. E karakterizon sensualiteti dhe sensibiliteti. Ka nevojë për mbrojtje të përhershme, të cilën kryesisht e gjen në rrethin familjar. Frikësohet nga vetmia dhe meshkujt i tërheq me buzëqeshjen e saj të butë.

Mashkulli i lindur të premten është artist i vërtetë. Kur thotë “të dua”, ai këtë me të vërtetë e mendon. Ka nevojë për balancim, kujdes dhe vërtetim se është i dashur. Pa këtë nuk do të ishte në gjendje të jetojë. Martesa, shtëpia dhe familja janë tri fjalë më të rëndësishme në jetën e tij. Kur e gjen personin e vërtetë, mbet me të tërë jetën.

E shtunë

Femra e lindur të shtunën është misterioze dhe fshehtë, dhe nuk i tregon lehtë ndjenjat e veta. Temperamenti origjinal dhe i pavarur e ndërton personalitetin e vet kompleks. Joshjen e merr si lojë intelekti. Edhe pse duket si person që nuk interesohet për asgjë, në të vërtetë është fjala për një person shumë emotiv që ka nevojë të pandërprerë për shprehjen e ndjenjave të veta.

Mashkulli i lindur të shtunën është i pamatur dhe i aftë të jetojë vetë. Reaksionet e tij janë të paparashikueshme dhe diskrecioni është shumë i rëndësishëm për të. Nuk është njeri që i shpreh ndjenjat e veta. Por, në të vërtetë, është shumë emotiv dhe frikësohet nga fakti se të tjerët mund ta zbulojnë këtë.

E diel

Femra e lindur të dielën është impulsive dhe e karakterizon vullneti i çuditshëm për jetë. Mendjen e saj e zotëron pasioni. Ajo gjithnjë është personi që e bën hapin e parë, dhe krenohet me partnerin e vet. Nuk bën kompromise dhe shumë vështirë e sakrifikon lirinë e vet.

Mashkulli i lindur të dielën është ambicioz dhe i sigurt në veten. E karakterizon sjellja me vetiniciativë dhe është autoritar. Flet shumë dhe i dëgjon bashkëbiseduesit e vet dhe i pëlqejnë komplimentet. Në raport me femrat sillet si mbrojtës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.