AKTUALITET

I dërgonte sms dhe e ngacmonte 14-vjeçaren, 3 vite burg për mësuesin e matematikës

13:00 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

3 vite burg. Ky është dënimi që ka marrë Gjykata e Tiranës për mësuesin e matematikës të shkollës 9-vjeçare të Kasharit, Hasan Martani. Ky i fundit u arrestua në maj të vitit të kaluar, pasi kishte ngacmuar një nga nxënëset e tij të mitura.




Ngjarja bëri bujë, ndërsa si provë shërbyen komunikimet në “Facebook” mes mësuesit të matematikës dhe nxënëses së mitur. Hasan Martani, ndonëse ka kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, Gjykata e ka dënuar përfundimisht me 3 vjet burg, nga të cilat ai do të kryejë 2, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas vendimit të Gjykatës, mësuesi Martani kishte që në janar 2017, që kishte nisur të ngacmonte vajzën e mitur.

Por vetëm në muajin maj, ajo u ka treguar prindërve dhe më pas është bërë kallëzimi në Polici. Martani është proceduar në “arrest shtëpiak”, për shkak të problemeve me shëndetin.

Mesazhet

Dëshmia e së miturës ka qenë përcaktuese në këtë proces. E marrë në pyetje në prani të psikologëve, vajza ka shpjeguar se ndihej e shqetë- suar dhe e trembur nga veprimet e mësuesit që në janar të vitit 2017. Ajo ka shpjeguar se të pandehurin e ka pasur më- sues kujdestar dhe se ai i shkruante shpesh në “Facebook”.

Janë zbardhur mesazhet që mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Mustafa Lleshi” në Kashar i dërgonte nxënëses së klasës së 7-të. Hasan Martani, i cili është lënë në burg nga Gjykaka, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij. Nëna e vajzës ka treguar për përmbajtjen e këtyre mesazheve, të shkëmbyera një ditë para denoncimit në Polici.

Vajza i ka shkuar mësuesit Hasan Martani në “Facebook” se kishte frikë se mos zbulohej ajo që kishin bërë. E mitura e vë në dijeni mësuesin se mamaja e saj e ka pyetur disa herë.  Menjëherë mësuesi i matematikës i ka kthyer përgjigje, duke e pyetur nëse u ka thënë prindërve dhe që të mos tregojë asgjë. Pikërisht në momentin që nxënësja e klasës së 7 i ka thënë mësuesit se nuk ka treguar asgjë, Hasan Martani i ka kthyer përgjigje duke i thënë “tani jam i qetë”.

Vajza: Kam frikë mos e zbulon njeri ato që kemi bërë bashkë. Mami më ka pyetur disa herë.

Hasan Martani: Ti mos thuaj asgjë. Mos u ke thënë gjë prindërve?

Vajza: Jo nuk kam thënë asgjë

Mësuesi: Shumë mirë, tani jam i qetë.

Ngjarja

Një mësues i një shkolle 9-vjeçare në Tiranë u arrestua për veprime të turpshme me një nxënëse 14-vjeçare.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka arrestuar shtetasin Hasan Martani 64-vjeç, banues në Tiranë.

Tronditëse ka qenë dëshmia e një 14-vjeçareje, e cila ka rrëfyer se prej kohësh abuzohej me veprime të turpshme nga mësuesi i saj kujdestar. Në prani të psikologut, vajza treguar se mësuesi i Matematikës, shtetasi Hasan M, që ishte dhe mësuesi kujdestar i saj e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të. Ajo ka rrëfyer më tej, duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime. Sipas saj veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.