Show-Bizz

Djali i Inva Mulës: Hetem Ramadanin? Në fillim s’e pranoja, isha xheloz

12:14 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Antoni Çako, djali i sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Piro Çako është vetëm 22 vjeç, por ka trashëguar nga familja e tij gjenin e artistit. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, Antoni ka rrëfyer për këtë pasion të tijin, për shkollën, por edhe për jetën private, e cila, kohët e fundit në Shqipëri, nuk është komentuar pak.




Një prej objektivave të mediave e rrjeteve sociale ka qenë edhe look-u ekstravagant i Antonit, por edhe historia e tij e dashurisë me 17-vjeçaren Mari. “Jemi bashkë, kemi një vit, e duam njëri-tjetrin shumë. Por me fol për martesë apo gjëra të tilla, nuk ka sens. Mund të kemi 20 vjet bashkë dhe mund të mos martohemi. Maria jeton në veri të Francës, jo në Paris. Por kishim një shok të përbashkët, ndaj Mari vinte shpesh në Paris dhe kështu u njohëm dhe u lidhëm”.

Në “Jo vetëm modë” ai shpreh edhe vlerësimin që ka për dy prindërit e tij. “Jam fansi më i madh i babait, jam shumë krenar për muzikën që ka bërë. Jo sepse jam djali i tij, por mendoj se është kompozitori më i madh, të paktën i gjeneratës së vet…” Ndërsa për Invën, ai thotë: “Mami im është zëri më i madh i rrymës operistike në Shqipëri edhe kjo është krenaria tjetër më e madhe e jetës sime…”

Ndërsa sa i përket raportit me Hetem Ramadanin, ai u shpreh: “Me Hetemin kemi marrëdhënie shumë të mirë, e respektoj shumë. Në fillim, kur u lidh me mamin, isha 13 vjeç, nuk e pranoja siç nuk e pranon çdo 13-vjeçar, sepse është xheloz, por pastaj kur lindi Nina ndryshoi komplet çdo gjendje. Pati një relacion shumë të mirë, shumë respekt nga të dy anët. Burrë shumë i mençur, kemi biseda filozofike në tavolinë. E respektoj shumë.”  Nëse bëhet i famshëm, Antoni emrin e artit dëshiron ta mbajë thjeshtë, “Çako”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.