AKTUALITET

E qëllimshme, apo…? 34-vjeçarja shqiptare, e vrarë nga arma e një polici gjerman

08:40 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas gjetjes së kufomës së një gruaje 34-vjeçare nga Kosova në një banesë në Bad Langensalza (Landi Thüringen) është arrestuar një polic federal. Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur natën e mbrëmshme nga plagët e një arme policore, shkruan thüringen24.de dhe mediat tjera gjermane.




Besohet se vdekja ka ardhur nga plumbat e një arme zyrtare të një polici federal, transmeton albinfo.ch.

Polici nga Bavaria dhe një person tjetër që janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë.

Në banesë, sipas informacioneve të MDR janë konfiskuar një armë shërbimi dhe një letërnjoftimi i një zyrtari policor. Në banesë kishin qenë të pranishëm dy meshkuj të moshës 22 vjeçare, njëri nga të cilët pronari i banesës dhe partneri i gruas së vrarë, i cili është i njohur për policinë, ndërsa tjetri, zyrtari i përmendur policor. Të dy këta kishin qenë në gjendje të dehur.

Ende nuk është krejtësisht e qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen e kryer dhe po ashtu nuk dihet saktësisht nëse gruaja ka vdekur nga e qëlluara  me armë, përcjell albinfo.ch. Një zëdhënëse e policisë thotë po ashtu se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaktari i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet hetimi.

Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.