AKTUALITET

EMRI/ Kush është djali i biznesmenit shqiptar në Amerikë, komandant i ISIS

09:45 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar-amerikan, djali i një biznesmeni shqiptar është Amerikë është zbuluar komandat i ISIS. Ai u bën thirrje myslimanëve në SHBA të kryejnë sulme terroriste. Është prestigjiozja amerikane “The Atlantic”, e cila ka botuar sot një speciale të gjatë për djalin e pronarit shqiptar të një picerie në Neë Jersey, i cili është vënë në krye të Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut (ISIS).




Ka pasur edhe raste të mëparshme shqiptarësh të përfshirë në terrorizëm dhe në radhët e ISIS, po asnjë nuk ka arritur në nivelin e Zulfi Hoxhës.

Hoxha njihet tani si një nga komandantët kryesorë të Shtetit Islamik dhe një nga fytyrat e përpjekjeve të grupit për rekrutim.
Sipas të dhënave federale, ai u largua nga SHBA në 6 prill 2015 dhe katër ditë më vonë ndodhej në një kamp stërvitor të ISIS. Për gjashtë muaj sipas disa zyrtarëve të rendit dhe sigurisë, ai ishte personazh në një video të tmerrshme.

Këto rrjete janë të rëndësishme për rekrutimin e të rinjve për t’u dërguar në Irak e Siri. Disa prej tyre, si Zulfiu janë lidhur nëpërmjet internetit dhe pastaj me anë të kontakteve të reja, lidhen me ndihmës të ISIS që i sigurojnë udhëtimin drejt Sirisë.
Sot, ISIS është duke humbur gjithnjë e më shumë terren dhe pyetja që vijon është ku do të shkojnë këta njerëz që po humbasin luftën?

Në maj 2017, zyra e medias së ISIS, në provincën Nineveh, në Irak lëshuan një video 45-minuta me titullin: “Ne do t’i kthejmë me siguri në rrugët tona”. Ashtu si shumë video nga ISIS edhe në këtë shfaqen disa luftëtarë vullnetarë nga vende të ndryshme. Një nga njerëzit e maskuar është një amerikan që e quan veten “Abu Hamza al-Amriki.”

Duke folur me theks amerikan, ai kritikon Amerikën dhe u bën thirrje besimtarëve në SHBA që të bëjnë sulme brenda vendit: “A nuk jeni në gjendje që t’ia ngulni thikën një kafiri? Ta hidhni poshtë nga një ndërtesë? Ta shtypni me makinë? Çlirojeni veten nga zjarri i Ferrit duke vrarë një kafir”.

Më pas ai tregon para kamerës disa raketahedhëse, prodhim amerikan, që thotë se ua kanë marrë grupeve të armatosura kurde dhe Shiite pasi ISIS i ka mposhtur në fushëvbetejë.

Pas një hetimi dyvjeçar të kuadrove amerikane që kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak, agjentët federal më në fund kanë zbuluar se Abu Hamza al-Amriki i videos është Zulfi Hoxha. Kjo është hera e parë që agjensitë amerikane të zbulimit arrijnë të gjejnë identitetin e një prej amerikanëve që janë shfaqur në videoklipet e propagandës së ISIS-it. Ngjitja e Hoxhës në krye të ISIS ka qenë shumë e shpejtë. Yshohet se ai mund të ketë qenë personazhi edhe i një videoje në tetor 2015, në të cilën një amerikan ia pret kokën brutalisht një ushtari kurd të peshmergës, “për t’i dërguar mesazh Obamas”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.