BOTA

Foto/ Pas Tiranës, djali i Sorosit vizitë në Prishtinë. Ja kë ka takuar ai

12:49 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vizitës pak kohë më parë në Tiranë dhe takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Aleks Soros djali i multimiliarderit George Soros, prej dy ditësh ka zhvilluar takime në Kosovë.




Ka qenë vetë Aleks ai që përmes fotografive të postuara në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur takimet e zhvilluara me krerët më të lartë të shtetit dhe gazetarë, por pa shpjeguar arsyet e kësaj vizite.

Ai është pritur nga krerët më të lartë të shtetit kosovar, duke përfshirë dhe presidentin Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Madhështore të mirëpritem në Kosovë nga Presidenti Hashim Thaçi për të biseduar për rrugën e Kosovës drejt njohjeve të mëdha”, ka shkruar djali i George Soros.

Po ashtu në mbyllje Soros ka pasur një takim edhe me njerëz të medias në Kosovë.

Me këto takime Soros konfirmon ndikimin e padiskutueshëm që ka në vendet e Ballkanit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.