AKTUALITET

Mësuesja me kancer iu ankua dje, Rama i përgjigjet live: Brenda 10 ditëve…

13:47 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë, Edi Rama, në 26-vjetorin e themelimit të FRESSH, i ka kthyer një përgjigje mësueses së gjimnazit në Rrëshen, Valbona Reçit.




Kjo e fundit një ditë më parë, para të gjithë qytetarëve, ajo i shprehu një shqetësim të madh Ramës, që kishte të bënte me sëmundjen nga e cila ajo vuante.

Ajo dje ngriti shqetësimin e mungesës së herceptinës, ilaçit të nevojshëm që i shërbente në luftën kundër kancerit të gjirit.

“Dje në Mirditë u ngit një mësuese në takimin tonë për bashkëqeverisjen dhe rrëfeu situatën e saj dramatike me shëndetin, është identifikauar me kancer dhe pasi tregoi për përkushtimin dhe kujdesin e skuadrës së mjekëve dhe infermierëve të Onkologjikut tha se prej disa muajsh i është ndërprerë kura për shkak të mungesës së një ilaçi që kushton shumë e pa të cilin nuk bën dot… Pas mbledhjes së djeshme ne vazhduam dhe do të çojmë deri në fund detyrimin tonë që brenda 10 ditëve të ardhme t’i garantojmë jo vetëm asaj, por gjithë të sëmurëve atë ilaç”,- bëri të ditur Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.