LIFE STYLE

Nesër dita më e trishtuar e vitit, 10 këshilla si ta kaloni atë

13:17 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Blue Monday” ose “Hëna blu” është cilësuar si dita më e keqe dhe më trishtuar e vitit. Ajo është e hëna e tretë e muajt të parë të vitit, ku sipas llogaritjeve të ekspertëve është dita kur trishtimi arrin kulmin e tij.




Ishte psikologu Cliff Arnall, i cili përmes një ekuacioni të zhvilluar gati një dekadë më parë, cilësoi se trishtimi arrin kulmin në këtë ditë pasi: është koha kur euforia për festat e fund vitit zhduket, ka mungesë parash për shkak të shpenzimeve të bëra më parë dhe së fundmi kupton se është një vit i gjatë përpara për t’u përballuar.

Këtë vit “Blue Monday” përkon me ditën e nesërme, 15 janar. Prandaj për ta kaluar sa më mirë psikologët japin këto 10 këshilla:

1-Listoni tre gjëra pozitive që ju ndodhin çdo ditë, si mënyrë për të reduktuar stresin.

2-Jini të sjellshëm, pasi ndihmon në shëndetin mendor dhe redukton madje dhe dhimbjet fizike.

3-Bëni gjumin që ëndërroni, pasi lidhet tërësisht me sistemin tuaj shëndetësor si edhe peshën trupore.

4-Dobësohuni në mënyrë të shëndetshme, pa hequr dorë tërësisht nga ushqimet e preferuara.

5-Merrni Vitamin D duke shijuar rrezet e diellit, pasi lidhet tërësisht me gjendjen e humorit dhe depresionin.

6-Dilni sa më shumë, pasi ndikon në përmirësimin e humorit, reduktimin e ankthit dhe depresionit.

7-Vendosni një qëllim që doni të arrini këtë vit dhe përpiquni ta realizoni.

8-Përpiquni t’i thoni vetes se është një vit i ri dhe do të sjell pafund mundësi, duke mos përsëritur mendimet negative.

9-Merrni ushqimet e duhura që ju dhurojnë energji, si perimet, orizi, makaronat apo frutat e thata.

10-Planifikoni ta mbyllni vitin me sa më shumë të ardhura të shtuara në llogarinë tuaj bankare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.