AKTUALITET

Përndjek 27-vjeçaren dhe i përplas makinën, 46-vjeçari e pëson keq

13:52 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ka përndjekur dhe i ka sjellë dëmtime materiale një 27-vjeçareje.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se Arian S., pasi ka përndjekur gjatë ditës së djeshme të renë me banim në Elbasan, dhe ka hasur në refuzimin e saj, ka zgjedhur t’i marrë hak.

Kështu, mësohet se 46-vjeçari ka marrë automjetin e tij dhe ka përplasur makinën në pronësi të 27-vjeçares me inicialet Z.K.

Por ndërkohë, grupi hetimor gjatë kontrollit në banesën e 46-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe  126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm.

Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje.

Policia thotë se hetimet do të kryhen më tej nga Prokuroria e Elbasanit, për veprën penale “Përndjekja”,  “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.