BOTA

Sulm me raketa, panik në Hawaii pas një alarmi të rremë

11:18 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rezidentët dhe pushuesit në Hawaii janë tronditur, teksa u përhap me shpejtësi lajmi se do të goditeshin nga një raketë balistike dhe të gjenin vend strehimi të mbrojtur.




Por, zyrtarët e emergjencave në Hawaii e përgënjeshtruan lajmin duke theksuar se alarmi për një kërcënim me raketë balistike ishte i rremë.

Në tekstin e alarmit thuhej se drejt Hawaii-t po vinte një kërcënim dhe se nuk ishte fjala për ndonjë alarm stërvitor. Ndërkaq banorëve u kërkohej që të gjenin strehim për t’u mbrojtur.

Alarmi shkaktoi panik kur u shfaq në celularët e njerëzve të shtunën në mëngjes, por pak pas kësaj, autoritetet thanë se fjala ishte për një gabim.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Hawaii, Richard Rapoza, tha se nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi alarmin.

Por, senatori i Havajit Brian Schatz tha se alarmi i rremë për kërcënim me raketë erdhi si pasojë e një “gabimi njerëzor” dhe ishte “krejtësisht i pafalshëm”.

Përmes një postimin në Twitter, Schatz bëri thirrje për përgjegjshmëri dhe për krijimin një procesi alarmesh që të jetë i imunizuar nga gabimet.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.