BOTA

Tunizi/ Protesta të dhunshme dhe demonstrata, qeveria i bindet popullit

10:59 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria tuniziane ka njoftuar një valë të reformave sociale, duke reaguar ndaj demonstratave të protestuesve kundër masave shtrënguese.




Takimet emergjente të qeverisë u mbajtën në përgjigje të protestave, gjatë të cilave janë arrestuar më shumë se 800 persona.

Presidenti Beji Caid Essebsi do të vizitojë një lagje të Tunisit të dielën, që ka qenë skenë e protestave.

Partitë e opozitës kanë bërë thirrje për më shumë demonstrata të dielën, duke thënë se kushtet nuk janë përmirësuar që kur Zine al-Abidine Ben Ali u rrëzua si president në fillim të të ashtuquajturve kryengritje të Pranverës Arabe.

Demonstratat në vendin e Afrikës së Veriut filluan më 7 janar pasi qeveria njoftoi taksat e vitit të ri fiskal dhe rritjet e çmimeve në buxhetin e saj të 2018-ës.

Tubimet u zhvilluan në të paktën 10 zona të ndryshme, përfshirë kryeqytetin, Tunizin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.