Aktualitet

Vuante nga depresioni, gjendet i mbytur 65-vjeçari

14.01.18 Gazeta Shqiptare

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, ndërsa sot 65-vjeçari banues në Maliq është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë).

Policia ka bërë të ditur se, nga të dhënat e para dhe kqyrja e trupit të viktimës, shtetasit me inicialet G.M nuk janë konstatuar shenja dhune.


Ndërkohë që nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se 65-vjeçari vuante nga depresioni dhe se një ditë më parë, pra më 13 janar ishte larguar nga banesa në mbrëmje, duke mos lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *