EKONOMI

Zyrtarët e lartë nëpër ministri, të nëntëpunësuar e milionerë. Ja pronat dhe llogaritë bankare

12:05 - 14.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Zbardhen pasuritë e sekretarëve të përgji-thshëm të ministrive. Të gjithë kanë siguruar punë të dytë, të tretë e deri të nëntë. Anëtarë bordesh e këshillash, sekretarët e përgjithshëm të ministrive deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave të ardhura vjetore të majme, shtëpi në Tiranë e rrethe, garazhe, dyqane e makina të shtrenjta. AIS, një organiza-të joqeveritare, në portalin “Spending Data Albania” ka publikuar të dhëna për dek-larime të pasurisë dhe inter-esave ekonomike për sekre-tarë të përgjithshëm të min-istrive, të cilët janë funk-sionarë të lartë publikë dhe kanë rol të rëndësishëm në integritetin dhe menax-himin e institucioneve ku punojnë.




PASURITË

 

Plarent Ndreca, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dek-laron në vitin 2013 se është pronar me 100% i një apar-tamenti banimi me sip. 108 m2, pronar me 100% i një dyqani me sip. 13.3 m2, i pa-hipotekuar, aktmarrëveshje 2015, me kursimet nga aktiv-iteti privat i prindërve dhe të ardhurat nga shitja e sh-tëpisë në Rubik, Mirditë, vlera 15 600 euro dhe pronar me 100% i 2 garazheve 32 m2, aktporosi viti 2012, vlera 7 000 euro. Ndërkohe, Ndreca ka marrë një kredi për të blerë makinë. Detyrim finan-ciar për blerjen me leasing të automjetit tip “Mitsubishi ASX Ultimate”, detyrimi i mbetur pa shlyer, 10 529.57 euro. Ndreca ka deklaruar në atë kohe dy llogari ban-kare, gjendja e të cilave ar-rin afro 690 000.00 lekë.

Gentian Këri, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë ka deklaruar në vitin 2014 se është pronar me 50% i një apartamenti me sip. 91.9 m2 (pjesë e regjimit martesor, 50% me 50% me bashkëshorten), blerë në 05.09.2013 me kursime dhe të ardhura nga puna si konsu-lent i BB-së, dieta e shër-bime, vlera 8 271 000 lekë.

Anila Trimi, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka në bashkëpronësi me bash-këshortin dy shtëpi banimi për njërën prej tyre ka për të paguar një pjesë të kre-disë. “Pronare me 25% e një apartamenti 78 m2, privati-zuar sipas ligjit nr.7652 “Për privatizimin e banesave sh-tetërore”, vlera 10 830 lekë. Pronare me 50% e një apar-tamenti 64.2 m2, (pjesë e regjimit martesor 50% me 50% me bashkëshortin), 50% e apartamentit blerë me kursime dhe 50% me kredi, vlera 29 500 euro”, – deklaron Trimi. Ndërkohë, bash-këshorti i saj është pronar me 25% i një apartamenti 56 m2, privatizuar sipas ligjit nr.7652 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, vlera 4 400 lekë.  Ndërsa Arian Kraja, sekretar i përgjiths-hëm në Ministrinë e Mbrojtjes deklaron se është pronar me 50% (pjesë e regjimit martesor, 50% me 50% me bashkëshorten) i një shtëpie banimi me sip. 49 m2, blerë me kursime famil-jare në vitin 1993, nga priva-tizimi sipas ligjit nr. 7652, vlera 14 057 lekë dhe pronar me 100% i një shtëpie bani-mi me sip. 113 m2, blerë në vitin 2000 me kredi e kur-sime vlera 40 000 dollarë. Ndërkohë, Kraja ka një kredi bankare në Bankën e Sh-qipërisë, marrë në vitin 1996, me vlerë 4 000 000 lekë, afati i shlyerjes 30 vjet, kësti mu-jor 10 000 lekë, interesi 0%, detyrimi mbetura pashlyer 1 000 000 lekë.

Sekretarja e përgjiths-hme e Ministrisë e En-ergjisë, Aurora Alimadhi, është pronare e një autom-jeti tip “Reno Clio” e vitit 1998, vlera 3 600 euro, ndërkohë që ka siguruar të ardhura të ardhura nga puna pranë shoqërisë CEZ Shpërndarje, trajtimi ushqi-mor dhe kompensimi i lejes së zakonshme, (1 janar 2013 -30 shtator. Në vitin 2013 ka deklaruar rreth 1 958 000 lekë, të cilat janë krijuar nga puna si juriste pranë Minis-trisë së Brendshme, jurist pranë KESH sh.a, juriste e jashtme pranë Institutit të Kërkimeve Veterinare, drej-tor i Drejtorisë Ligjore pranë CEZ Shpërndarje (OSSH), këshilltar i jashtëm pranë UK Tiranë, drejtor i komand-uar pranë Departamentit të Administrimit të Përgjiths-hëm CEZ shpërndarje sh.a.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.