Kryesore

I ati i Florenc Beqiraj mes lotësh: E morën me rrobat e trupit, ju tregoj telefonatën e fundit…

12:22 - 15.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i 23-vjeçarit, Florenc Beqirajt, i cili humbi jetën në rrethana tepër misterioze në Francë, teksa kishte shkuar si azilant, ka rrëfyer se si e gjeti të birin në spital në Marsejë.




Pa kaluar ende një muaj, nga humbja e djalit të vetëm, Gëzim Beqiraj mes lotësh ka treguar se mjekët i hoqën aparaturat pa miratimin e tij.

“Ai ka qenë një ndër fëmijët më të veçantë, kush e ka njohur. E njeh lagjja, ka punuar. Ai që është marrë me këtë ngjarje, të pyesë njëherë për djalin tim. Në rast se djali im do të ishte marrë me punë të këqija do të kishte ardhur Prokuroria dhe do të na kishte sekuestruar. Florenci shkoi atje për një jetë më të mirë. Kur kam shkuar kam marrë sendet e djali, ishte një siguri e paparë. Janë sekuestruar gjërat”.

Duke vijuar më tej, ai shton se Florenci ka punuar duke shitur rroba dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në Francë.

Ka punuar me mua si shitës, më ndihmonte. U bashkua me disa shokë si gjithë të tjerët dhe iku në Francë. Se ne kemi punuar të gjithë familjarisht në Mal të Zi. Unë dua që të më japin provat për azilin. Që nga mosha 15-vjeçare, djali im ka punuar. Ne ia kemi nisur lekët në Francë, se po priste azilin. Shkoi për një jetë më të mirë, se kush është ai që nuk i donte letrat, ashtu siç është përfolur. Florenci është regjistru si egjyptian. Nuk ka kërkuar azil politik, ka kërkuar azil ekonomik. Djali ka ndenjur pa dokumenta kur i mbaruan letrat e azilit, ka punuar në të zezë. E paguante me 20 euro pronari. Edhe atje shiste rroba. E kanë marrë me rroba të trupit në shtëpi. Madje ka qenë duke bërë për të ngrënë. Pas mbarimit të dokumentave të azilit, nuk i kishin dhënë të drejtë. Ai na ka marrë me telefonin e policisë, pasi janë kanë sekuestruar gjërat. Kam folur me vajzën e madhe dhe i ka thënë: “Mos i thuaj babit të mërzitet se unë dua me ardh në shtpi për 2-3 ditë. Se këtu nuk ka njerëz të mirë”. Kjo ka qenë dhe hera e fundit që ka folur me djalin. Pastaj si kaluan tre ditë, ne telefonuam në të njëjtin numër dhe polici na tha që e keni të vdekur në spital. Nëqoftëse djali im ka bërë ndonjë gjë, atëherë ata kanë ligjet e tyre. Shteti të më nxjerrë të drejtën se pse ma mbytën. Unë i kam kërkuar ndihmë dhe ambasadorit, i cili më tha: ‘Jam në Paris’. Unë nuk e kam fëmijën ashtu. Djali im ka qenë i ndershëm, punëtor. Kam marrë një avokat, pasi nuk i kemi hak e hile kurrkujt. Kam qenë vetë emigramnt. Na kanë thyer këmbët greku se janë rascistë, por jo ashtu si ma mbytën djalin tim. Prandaj dua drejtësi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.