Horoskopi

Horoskopi i datës 18 Janar 2018

23:24 - 17.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mendojeni mirë përpara se të ndërmerrni një veprimtari ekonomike me miqtë, sepse rrezikoni të dëmtoni lidhjen që ju bashkon në mënyrë të riparueshme. Me Jupiterin që ju vëzhgon, vlerësoni kontaktet me persona me të cilët keni të përbashkëta në fushën e kulturës.

Jupiteri dhe Saturni krijojnë kontakte të shkëlqyera me Marsin dhe ju ndihmojnë të zhvilloni në qetësi projekte shumë premtuese. Do t’ia dilni të organizoni hapësirën ku të qëndroni të vetëm dhe të meditoni, por edhe ku të zbaviteni me shoqërinë.

Me ndikimin e Marsit priten ulje dhe ngritje të humorit në lidhje me sqarime familjare, por jo përballje zënkash. Çlirohuni nga të tjerët. Veproni sipas mendjes suaj në çdo mjedis, po u dashur fare t’u përshtateni ritmeve të të tjerëve.

Hëna miqësore i buzëqesh Venusit, Marsit dhe Mërkurit. Do të njihni persona, të cilët mund t’jua vërtetojnë menjëherë vlerën dhe sinqeritetin. Po kaloni një periudhë ndryshimesh në çdo fushë. Të papriturat do t’ju bëjnë përsëri vizitë.

Luhatje yjore do të shkaktohen nga bashkëveprimi i vrullshëm i planetëve. Do të sprovohet lidhja juaj në çift me zënka dhe qortime. Më në fund do të hyni në lojë me një bashkëpunëtor, duke sjellë bashkë me të një strategji fituese.

Bashkëveprimi i Jupiterit me Uranin do të bëjë t’ju vijnë ide nga më të çuditshmet. Do ta kaloni ditën me kokën mbi re. Nuk do të jetë e thjeshtë të harmonizoni ndjeshmërinë tuaj me atë që keni afër, por është mëse e sigurt që është gjëja e duhur për t’u bërë.

Nëse jeni beqarë, një stazh pune dhe një lundrim në internet mund t’ju sjellë një risi të këndshme. Me Saturnin tek shenja juaj, ndoshta do të jeni më i varur se zakonisht për aprovimin nga personat e dashur.

Sot do të mposhtni çdo mendim shkatërrimtar dhe negativ. Prandaj do të përvishni mëngët dhe do të përmbushni me zell punët tuaja. Në fillim kush ju intereson, do t’i përgjigjet ftesës me droje, por më pas do të dorëzohet nga sharmi juaj.

Priten perspektiva interesante risish në sektorin e dashurisë, mbi të gjitha nëse jeni beqarë. Do të rrethoheni nga njerëz me të cilët ndiheni mirë dhe do të mënjanoni ata që duan t’u detyrojnë të bëni zgjedhjet e tyre dhe t’ju imponojnë mendimet e veta.

Planetët janë angazhuar dhe po bëjnë gjithçka për t’ju mundësuar kënaqësi në sektorin sentimental. Gjithçka shkon vaj. Pozicionimi i Saturnit është garanci si gjithmonë se gjërat do të zgjasin dhe do të jenë konkrete.

Nëse në jetën e në çift xhelozia dhe dyshimet do t’i kalonin nivelet e normales, jepini fund kur të mundeni dhe ndërroni menjëherë drejtim. Saturni do të bashkëveprojë me Marsin, duke bërë që të jeni në harmoni me kolegët.

 

Gjatë ditës mund t’ju dalin gjëra të paparashikueshme. Për të shmangur tensione, ndiqni atë që ju thotë zemra, edhe pse mund të interpretohet si një dobësi. Do të keni një ditë që priret drejt përtacisë, por që nuk pajtohet me angazhimet e shumta që keni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.