Nostalgji

Dasma/ Bojken Lako, martohet me dentisten e tij më 27 shtator

14:00 - 19.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky shkrim u botua më 6 shtator 2008




Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Dasma / Bojken Lako, martohet me dentisten e tij më 27 shtator

Prej tre vitesh përjeton një histori dashurie të cilën ka vendosur ta kurorëzojë në martesë pikërisht në datën 27 Shtator. E ndërsa data po afron, ai ndihet gjithmonë e më i preokupuar, më në ankth dhe emocion që çdo gjë që ka planifikuar të realizohet, të bëhet ashtu siç është menduar. Dhe padyshim gjithçka lidhet me ceremoninë e martesës e cila është vendosur nga çifti të zhvillohet në mbrëmje tek hotel Tirana.

Ceremonia
Bojken Lako për pak ditë do të finalizojë dashurinë e tij me Olesian, një vajzë simpatike që i ka fituar zemrën që në hapat e parë që është njohur. Ceremonia do të jetë e thjeshtë në të cilën do të përfshihet celebrimi që zhvillohet nga bashkia, me përfaqësuesit e saj përkatës. Pas këtij ‘rituali’ që do të zhvillohet në praninë e njerëzve më të afërt të çiftit. Më pas një party e madhe nën shoqërinë e miqve dhe familjarëve. Nuk do të mungojnë këtu muzikantë të mirënjohur, të cilët përbëjnë edhe pjesën më të madhe të shoqërisë së Bojkenit. Përsa i përket kolegëve të artistit, ata përbëhen nga një staf madhështor me të cilët Bojkeni do të festojë ditën e dasmës së tij. Këta të fundit shprehen mjaft entuziast dhe ditën e dasmës e presin me padurim për të festuar pranë mikut të tyre. Një ndër mikeshat më të mira të Bojkenit e cila tregohet vërtet e kënaqur për ditën e dasmës dhe zhvillimin e ceremonisë është edhe prezantuesja e mirënjohur e shumë programeve në televizionin “Top Channel”, Arbana Osmani. Pikërisht i fejuari i Arbanës është edhe një prej miqve më të mirë të Bojkenit ku ky i fundit lehtësisht mund të quhet edhe si kumbari i dashurisë së tyre.

Lidhja
Dashuria mes Bojkenit dhe Olesias ka nisur që në fillim për mbarë. Njohja mes tyre mund të cilësohet fare mirë si një rastësi ku çifti fitoi vëmendjen e njëri-tjetrit. Mbrëmjen e 14 shkurtit ata janë shfaqur për herë të parë së bashku më afër se kurrë në ambientet e “Loli pop”, ku ndonëse në prani të kolegëve të Bojkenit nuk i kanë kursyer as puthjet. Në ato momente u mësua dhe se dashuria mes Olesias dhe Bojkenit kishte nisur pak kohë më parë ku vetë çifti pohoi se ishin njohur rastësisht në një festë ditëlindje. E ndërsa pas kësaj ditë frekuentoheshin gjithmonë e më shpesh, shfaqjet e tyre në publik filluan të ishin gjithmonë e më të shumta. Gati në çdo festë apo aktivitet që zhvillohej Bojkeni shfaqej me Olesian duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen jo vetëm të gazetarëve dhe medias, por edhe të paparacëve të shumtë të cilët çdoherë ishin në ‘peshkim’ të ndonjë situatë ku çifti tregohej në ndonjë situatë sensuale. Olesia është stomatologe dhe ushtron profesionin e saj në një klinikë private pranë rrugës “Myslym Shyri”. Ajo është shumë e dhënë pas Bojkenit dhe marrëdhënia e tyre mund të cilësohet si mjaft e veçantë. Shpesh herë ajo shihet teksa udhëton me makinë bashkë me prindërit e Bojkenit për të kaluar një pasdite të këndshme në ndonjë prej kafeneve në kryeqytet.

Bojkeni nuk dëshiron të flasë shumë për veten, asnjëherë nuk ka dashur ta bëjë këtë pasi jetën private dëshiron ta lërë jashtë vëmendjes së medias, ndërsa gjithmonë vëmendja është përqendruar tek rendimentet e punës së tij si drejtor artistik apo regjisor i disa programeve në Top Channel.
Për të dita e dasmës është thjesht një ceremoni dhe një shenjë për njerëzit më të afërt dhe jo për faqet rozë të gazetave, ndërsa dashuria që ka ndaj shoqes me të cilën ka zgjedhur të kalojë jetën për të është mjaft e madhe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.